Shtatzënë për herë të dytë, Elisa Spiropali tregon si ka reaguar e bija kur e mori vesh

Elisa Spiropali, ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, është në pritje të ëmbël. Në janar ajo do të bëhet nënë për herë të dytë. E ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo, ministrja ka zbuluar gjininë e foshnjës, duke treguar se do të bëhet me djalë.

Ministrja është nënë e një vajze 4 vjeçe të quajtur Nalta dhe gjatë intervistës ka treguar si ka reaguar e bija për lajmin e të bërit me një vëlla. ‘Nalta nuk e donte. Ajo u mërzit e para sepse ka këtë shprehjen: mami, babi dhe Nalta e asnjë tjetër. Po tani është mësuar me idenë dhe po e pret me shumë gëzim, por në fillim ishte e prerë që nuk donte fëmijë tjetër”, është shprehur Elisa.

Ajo ka treguar se falë shokëve dhe shoqeve që ka në kopësht (të cilët nuk janë fëmijë të vetëm) vogëlushja e ka kuptuar rëndësine e të pasurit një motër ose një vëlla dhe tani mezi po pret.

Share With:
Translate »
432 Views