Shtatzënë për herë të parë, Eni Koçi publikon foton e rrallë me barkun e rrumbullakosur

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj po shijojnë një nga periudhat më të bukura në jetë. Çifti do bëhen prindër, që do jetë fëmija i dytë për këngëtarin i cili ka një djalë nga martesa e tij e parë dhe fëmija i parë për Enin.

Këtë periudhë Eni po e kalon në privatësi duke mos qenë shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto të rrallë nga shtatzënia. Në foton në fjalë këngëtarja shihet e ulur në një bar teksa ka veshur një fustan jeshil me pika të bardha. Edhe pse në muajit e parë të shtatzënisë, barku i saj i rrumbullakosur ka nisur të duket tashmë.

Eni dhe Genci janë në pritje të një vajze dhe lajmin e ndanë me ndjekësit përmes këngës së tyre të fundit me titull “Ama”

Share With:
Translate »
183 Views