Shtatzënë për herë të parë, Halsey po sigurohet që e gjithë bota ta shohë barkun e saj të rrumbullakosur!

Në muajin janar këngëtarja e hitit “Without Me”, Halsey, i surprizoi të gjithë me një lajm shumë të bukur. Ajo zbuloi se është shtatzënë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Halsey publikoi në Instagram disa imazhe në të cilat shfaqej topless dhe në to dallohej qartë barku i saj i rrumbullakosur.

Ajo përmendi në postim partnerin e saj, Aley Aydin dhe përkrah fotove shkroi: “Surprizë”, shoqëruar me figurën e një shisheje me qumësht, një ylberi dhe një engjëlli

 

 

Halsey po sigurohet që e gjithë bota ta shikojë barkun e saj të rrumbullakosur dhe nuk i kursen fare pozat në rrjete sociale, duke na treguar ndryshimet nga dita në ditë.

Ja ku i keni më poshtë disa momente nga shtatzënia e saj:

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërkohë së fundmi ajo ka folur për herë të parë për shtatzëninë e parë dhe nëse ishte e dëshiruar apo jo. Përmes disa postimeve enë Instastory ajo është shprehur se shtatzënia e saj ka qenë 100% e planifikuar dhe se ka kohë që tenton të bëjë një fëmijë.

“Shtatzënia ime ishte 100% e planifikuar dhe unë provova shumë herë për fëmijën tim. Por do të isha e lumtur dhe nëse do të vinte në ndonjë mënyrë tjetër”, është shprehur Halsey.

The Without Me songstress, 26, shared a text slide in which she wrote: 'why is it OK to speculate and pass judgment about fertility and conception?'

Më herët në vitin 2016-të ajo është rrëfyer publikisht për problemin me fertilitetin dhe se si humbi një fëmijë gjatë një koncerti. Më pas 2 vite më vonë ajo zbuloi se kishte ngrirë vezët e saj në moshën 23-vjeçare.

Share With:
Translate »
121 Views