Shtatzënia e ka ndryshuar, Dulce Maria nuk njihet në fotot e fundit

Aktorja meksikane Dulce Maria së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Aktorja 34-vjeçare gjatë kësaj kohe ka qëndruar aktive në rrjete sociale dhe së fundmi nuk po ngurron të postojë foto me barkun e rrumbullaksour. Në fotot e fundit, Dulce Marias i ka rënë një nur shtatzënie teksa pozon para kamerës duke treguar barkun. Ajo i ka postuar fotot për të falenderuar 7.7 milion fansat e saj në Instagram për këtë shifër. “Për të festuar jetën dhe faktin që tani jemi 7.7 luftëtarë, po postoj këto foto ku tregoj sa shumë është rritur barku. Bekime për të gjithë. Kujdesuni për veten”-shkruan Dulce Maria. Aktorja do të bëhet me vajzë.

 

Share With:
Translate »
632 Views