Shteti që ofron aborte falas
Gratë nga Irlanda Veriore tani mund të abortojnë falas nëpërmjet NHS në Skoci.
Abortet janë të paligjshme në Irlandën e Veriut përveç rasteve kur shëndeti i gruas është në rrezik.
Kjo ka bërë që gratë të udhëtojnë në Britaninë e Madhe, kur kanë dashur të ndërpresin shtatzaninë.
Rregullat e reja që lejojnë gratë nga Irlanda Veriore të kryejnë shërbimet e abortit në Skoci hyjnë në fuqi ditën e hënë (6 nëntor 2017).
Ministrja e Shëndetit Publik në Skoci Aileen Campbell tha se qeveria skoceze donte të shmangte vështirësitë me të cilat përballeshin gratë kur udhëtonin në Skoci për një abort.
Ajo tha: “Aborti eshtë edhe një subjekt emocional, megjithatë, jam krenare që kjo qeveri po punon shumë për të siguruar që gratë të hyjnë në shërbime klinike të sigurta.Kjo është arsyeja pse ne kemi ndërmarrë veprime për të siguruar gratë nga Irlanda Veriore që të kenë akses lirshëm në shërbimet e abortit përmes NHS Scotland”.