Shtrirë në shtratitn e saj, babi Luli e kalon të dielën duke i lexuar përralla të bijës
Janë të rralla fotot nga jeta personale e Lulzim Bashës, por për fat të mirë bashkëshortja e tij Aurela na tregon edhe këtë anë të kryetarit të PD-së. Mbrëmjen e sotme Aurela ka shkrepur një moment kaq të ëmbël ku Basha shfaqet duke i lexuar vajzës së tij, Viktorias librin e saj të preferuar.
Viktoria shfaqet e dëgjuar të atin me vëmendje teksa Basha lexon dhe e sheh plot adhurim të bijën.
“Sonte në kohë për t’i lexuar gocës librin e preferuar”-shkruan Aurela krah fotos, të cilën më pas e ka publikuar edhe Basha.
Ata që janë prindër e njohin mirë fuqinë e leximit në mbrëmje dhe e njohin mirë rëndësinë e përrallës së natën e mirës, siç e dinë po aq mirë se fëmijët nuk pyësin shumë nëse ke punë, takimë angazhime, merresh apo jo me politikë. Në darkë duan përrallën dhe pikë.