Shtyhen afatet e regjistrimit të nxënësve për klasën dhe vitin e parë

Afatet për regjistrimin e nxënësve në shkolla janë shtyrë deri më datë 04.09.2023 ora 23:59.

Ndërsa regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.

“Shtyrje e afatit të regjistrimit, për vitin shkollor 2023-2024.

Të nderuar prindër dhe nxënës!

Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59.

Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.”, shkruhet në njoftim.

Share With:
Translate »
75 Views