Shtyhet gjyqi i Fjolla Morinës! Prokuroria kërkon gjinekologun: “Ekoja s’mjafton për të vërtetuar shtatzëninë”!

Është shtyrë për në orën 13:00 gjyqi për këngëtaren Fjolla Morina, e cila u arrestua pak ditë më parë në pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, pasi u kap me dy armë zjarri tip pistoletë me vete.

Këngëtarja u paraqit sot në gjykatë, e shoqëruar nga forcat e policisë për t’u njohur me masën e sigurisë. Abcnews.al bën me dije se ditën e djeshme prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg”, ndërkohë ditën e sotme ka kërkuar “arrest në shtëpi”, ndoshta për faktin se Fjolla është shtatzënë.

Organi i akuzës kërkon që të vijë gjinekologu në seancën gjyqësore për Fjolla Morinën, e cila duhet të japë 5 mln lekë garanci.

Këngëtarja ka kërkuar gjithashtu që të mos kishte kamera. “Kamerën kërkova mos me e sjellë këtu, s’du me i pa,”– tha ajo gjatë seancës.

Vendimi do të jepet nga gjyqtarja Merita Karaj, ndërkohë që seanca pritet të rifillojë në orën 13:00.

Pamjet! Me maskë dhe pa pranga në duar, Fjolla Morina del para gjykatës

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka dalë sot para gjykatës, për të marrë vendimin pasi u arrestua në pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, me një pistoletë me vete dhe 23 fishekë.

Me maskë, syze dhe pa pranga në duar, këngëtarja u shoqërua nga një efektive, ndërsa pas saj hynë shoferi Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla, me pranga në duar.

Këngëtarja do të njihet me masën e sigurisë, ndërsa prokuroria ka kërkuar masën “Arrest me burg” për këngëtaren e njohur. Vendimi do të jepet nga gjyqtarja Merita Karaj.

34-vjeçarja përfundoi në spital në momentin kur u arrestua dhe u transferua në policinë e Kukësit, pasi nuk ndihej mirë. Por tashmë po thuhet se ajo është në pritje të ëmbël.

Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve, ndërsa është shprehur se i kishte harruar në çantë, ndërsa në “Audi” ndodhej së bashku me dy personat e tjerë.

Gjatë marrjes në pyetje, ajo rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Në pyetje gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy personat që e shoqëronin, të cilët janë shprehur se nuk ishin në dijeni që këngëtarja kishte armë me vete.

Share With:
Translate »
561 Views