Shuplaka ndaj fëmijëve 4-12 vjeç: po apo jo?

Një tekë e fëmijës, një mosbindje ose një mungesë respekti e vazhdueshme e rregullave të vendosura apo edhe një moment lodhjeje e nervozizmi i prindërve, i shtyn këta të fundit që t’i japin ndonjë shuplakë apo edhe më tepër, fëmijëve të tyre.

Edhe në rast se mund të jetë një shuplakë e lehtë, ajo konsiderohet gjithsesi një formë dhune. Kjo sjellje i ka rrënjët e saj në format e lashta të edukimit, ndërsa ajo jo vetëm që dëmton zhvillimin psikologjik të fëmijëve, por duket se pengon edhe zhvillimin konjitiv të inteligjencës së tyre.

Sipas një studimi të fundit, truri i fëmijëve mbi të cilët abuzohet me shuplaka dhe goditje, prezanton një reduktim të volumit të zonave strategjike për performancën konjitive.

Më poshtë, do të njiheni me faktet se sa shumë e rrezikshme është dhuna ndaj fëmijëve, sipas ekspertëve të mjekësisë dhe psikologjisë.

 

Shuplakat te fëmijët gjenerojnë vuajtje psikologjike dhe fizike

Sipas një studimi kanadez, shuplakat, fyerjet dhe sharjet nuk degjenerojnë vetëm zhvillimin psikologjik të fëmijëve, por ndikojnë negativisht edhe tek inteligjenca e tyre! Me hulumtimet neuroimazherike (imazhet e trurit) është konstatuar se truri i fëmijës që ka përjetuar ndëshkimin fizik, paraqet disa reduktime të volumit të materies gri te zonat e deleguara për performancën njohëse apo konjitive.

Pra, një fëmijë i rrahur apo i goditur, do të përballet me shqetësime të shumta. “I vogli ose e vogla do të ndihet i poshtëruar, ndërsa dhunën do ta perceptojë si model të birësueshëm. Ai / ajo do ta shmangë të menduarin, ndërsa trupin do ta përdorë si një mjet ndëshkimi”, shpjegon kështu psikoanalisti Roberto Pani.

Pra, me fjalë të tjera, fëmija nuk do të ketë probleme vetëm gjatë fëmijërisë së tij, por ai do të jetë më i predispozuar që të ketë shqetësime në moshën e adoleshencës dhe në atë të rritur, duke përdorur për shembull alkoolin dhe drogën.

Dhuna fizike dhe psikologjike

A ekziston një kufi mes dhunës dhe një shuplake të dhënë si një akt demonstrativ? Sipas prof. Panit, do të ishte më mirë që të mos rrezikonit, edhe kur shuplaka jepet “simbolikisht”. Nuk është vetëm gjesti ai që do të gjenerojë vuajtje te fëmijët.

Gjithçka rreth fëmijëve, edhe mënyra se si prindërit duan të rehatohen me ta, mund të shkaktojnë trauma. “Abuzimi dhe shantazhi janë një formë e dhunës dhe e pushtetit, të dy negativë si modele.” Pra, nuk është vetëm dhuna fizike ajo që gjeneron trauma psikologjike te fëmijët. Ka edhe qëndrime të tjera prindërore “të rrezikshme”, si qëllim i arsimimit paqësor: ndjenja e madhe e fajit e detyruar me forcë apo shantazhi moral, por edhe kërcënimet për të mos e dashur më fëmijën apo për ta braktisur atë (me shtirje), janë sjellje që prekin psikikën e të vegjëlve.

Rrahja e fëmijëve: një trashëgimi e lashtë kulturore

Për fat të keq, një shuplakë e dhënë fëmijëve tolerohet ende nga shoqëria. Psikoterapeuti italian Roberto Pani ka marrë një shembull shumë real për ta shpjeguar këtë mentalitet të rrezikshëm. Ai ka thënë se goditja ndaj kafshëve zgjon te njerëzit zemërim, ndërsa ndaj fëmijëve ende tolerohet! “Kafshët mund të duken akoma më të pafajshme dhe të pafuqishme sesa fëmijët, ndërsa ato konsiderohen, le të themi, si një subjekt i pafajshëm.

Ndërkaq, rrahja e fëmijëve përbën ende një “edukim klasik tradicional”, ka thënë Pani. Pra, pavarësisht se vitet kanë bërë përpara, shoqëria ka mbetur ende me të njëjtat mentalitete, sigurisht aspak të mira edukuese!

Share With:
Translate »
1557 Views