Si arriti një kartolinë e vogël Krishtlindjesh të shkatërronte jetën e 9-vjeçares autike
Krishtlindjet janë pjesa më e bukur e vitit për çdo fëmijë, ashtu siç ishte dhe për Ellan e vogël. Ella ishte një vajzë vetëm 9 vjeç që vuante nga autizmi dhe si pasojë e kësaj ajo nuk kishte shumë miq. Por kur dukej që gjithçka shkonte mirë, Ella kishte marrë një kartolinë nga një prej miqve të saj të shkollës, ku shkruante “Të urrej Ella”. Kjo gjë e kishte trishtuar pafund Ellën saqë ajo kishte arritur të thoshte që donte të vdiste apo të largohej nga shtëpia. Mamaja e saj thoshte që Ella nuk u kishte treguar familjarëve të saj rreth problemit që e shqetësonte. Ata arritën ta kuptonin nga sjellja e pazakontë e saj. Ajo qante gjatë gjithë ditës dhe ishte shumë nervoze, gjë që e shfaqte kudo. Kjo kartolinë e bëri Ellën të ndyshonte opinion mbi botën dhe njerëzit. Ajo mendonte se askush nuk ishte shoqe me të dhe se të gjithë e urrenin. “Ella nuk e meriton aspak të gjithë ketë. Ajo ka kaluar peripecira të ndyshme dhe vetëm miqtë e bëjnë atë të ndihet mirë. Nuk arritaj ta kuptoj pse ata sillen keq me të. Edhe gjatë pushimit në shkollë ajo qëndron vetëm, por tashmë është mësuar me këtë.”-u shpreh mamaja e saj. /Kids’Time/

