Korçë/ Përplasen nga makina, gruaja dhe fëmija në luftë me vdekjen…

Një aksident me dy të plagosur rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq të Korcës.

Sipas informacioneve policore, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Çaushli ka ndodhur një aksident rrugor ku mjeti tip “Volksëagen” me targa KO 5929B, me drejtues shtetasin A.F, 31 vjeç, banues në fshatin Kakaç, ka aksidentuar dy shtetas, të cilët kanë qenë këmbësorë në rrugë.

Për pasojë ka marrë dëmtime edhe drejtuesi i mjetit, i cili së bashku me dy të dëmtuarit e tjerë konkretisht shtetasen A.K, 43 vjeçe dhe shtetasin A.V, rreth 10 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Share With:
Translate »
611 Views