Si Barbra Streisand i shndërroi vështirësitë e fëmijërisë në sukses

Barbra Streisand është një shembull i përsosur i një gruaje që ka arritur sukses pavarësisht pengesave që ka hasur. Mund të thuhet edhe se suksesi i saj është kryesisht për shkak të atyre pengesave. Sot 81 vjeç

Barbra lindi në Brooklyn, SHBA, në fillim të viteve 1940 në një familje hebreje. Fatkeqësisht, ajo humbi babanë e saj kur ishte shumë e vogël. Nëna e saj, Diana Ida Rosen punonte si sekretare shkolle dhe u takua me Emanuel Streisand, një mësues gramatike dhe letërsie, me të cilin u martua.

Pas lindjes së fëmijës së tyre të parë, erdhi në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Barbara, më vonë ajo do të hiqte ‘a’ për emrin e saj artistik. Kur Barbra ishte vetëm 15 muajshe, Emanueli vdiq tragjikisht pasi pësoi një krizë epileptike. Familja ishte e shkatërruar dhe Diana, së bashku me dy fëmijët, u transferuan në shtëpinë e nënës së saj.

Si Barbra Streisand i shndërroi vështirësitë e

Barbra Streisand i tha Oprah Winfrey-t se në shkollë ajo njihej për dy gjëra si ‘fëmija që kishte një zë të mirë dhe s`kishte baba’. Emanuel ishte një mungesë e vazhdueshme në jetën e saj, madje edhe në vendimet më të vështira të karrierës së saj. Nëna nuk i fliste kurrë për babain.

Si Barbra Streisand i shndërroi vështirësitë e

Në vend të kësaj, ajo ishte një grua aq e thyer nga vdekja e burrit, sa e rriti vajzën pa i treguar dashuri dhe që u bë kritikja e saj më e ashpër.

Një nënë xheloze dhe një njerk indiferent

Streisand ka folur hapur për mungesën e mbështetjes që mori nga nëna dhe njerku i saj kur ishte e re. Në një intervistë me Neë York Times, ajo kujtoi se si nëna e saj i tha se nuk ishte mjaftueshëm e bukur dhe se do të ishte më mirë të bëhej një daktilografiste. Streisand zbuloi gjithashtu se nuk i pëlqente të këndonte para nënës së saj, sepse kjo e vinte gjithmonë në siklet. ‘Njerëz të tjerë lavdëronin zërin tim, por nëna ime thoshte, ‘Nuk është mjaftueshëm i mirë, nuk është i fortë’,’ rrëfeu ajo.

Si Barbra Streisand i shndërroi vështirësitë e

Gjithashtu, Barbra foli për trajtimin e pahijshëm që mori nga njerku i saj, Lou Kind, i cili kurrë nuk e pëlqeu atë dhe e bëri të ndihej sikur ishte një qenie e tmerrshme kur ishte vetëm një fëmijë.

“Përpiqesha ta quaja baba. Ecja këmbadorës kur ai shikonte TV që mos ta pengoja, por a më deshi ai? Jo”, tregon Barbra.

Si Barbra Streisand i shndërroi vështirësitë e

Këto përvoja i kanë dhënë formë jetës së Streisand-it dhe e kanë bërë atë të bëhet një avokate e vetëvlerësimit dhe vetëbesimit dhe të luftojë kundër stereotipeve të bukurisë në industrinë e filmit.

Përpara se nëna e Barbras të punonte si sekretare, kishte kënduar në opera. Ndoshta mosrealizimi I saj në jetë i shkaktonte xhelozi për vajzën.

Gjatë një interviste, Barbra u pyet nëse nëna e saj mund të kishte qenë xheloze për karrierën e saj dhe ajo u përgjigj: “Po. Dhe kjo ishte befasuese për mua kur e kuptova. Ajo kurrë nuk më lavdëroi në fytyrë, por kam një ndjesi që ajo më lavdëronte para njerëzve të tjerë. Ajo kurrë nuk më përqafoi ose nuk tha fjalë të tilla si: ‘Të dua’”.

Si Barbra Streisand i shndërroi vështirësitë e

Barbra kujton se pasi babai i saj vdiq, ata jetuan me gjyshërit e saj. Ajo dhe nëna flinin në të njëjtin shtrat dhe vëllai i saj më i madh flinte në një krevat fëmijësh. Ata nuk kishin as një dhomë më vete.

Pastaj nëna e saj e dërgoi në një kamp që ajo e urrente. Kur ajo shkoi ta merrte, një burrë ishte ulur pranë nënës së saj. Kështu mësoi Barbra se nëna e saj ishte rimartuar dhe ajo do të kishte një motër, Roslyn.

Pavarësisht ashpërsisë me të cilën e trajtoi nëna e saj, ajo beson se e donte, në mënyrën e saj: “Jam e sigurt që ajo më donte ashtu siç dinte. Për të dashuria ishte ushqim. Ajo nuk më inkurajoi të bëhesha aktore —ndoshta nuk donte që të përjetoja refuzimin. Ajo kurrë nuk e kishte menduar se do t’ia dilja.

Si Barbra Streisand i shndërroi vështirësitë e

Megjithatë, Barbra Streisand ishte në gjendje ta kthente këtë pjesë negative dhe të trishtuar të jetës së saj në diçka pozitive dhe tani është mirënjohëse.

Arritjet e saj janë të jashtëzakonshme. Barbra është një këngëtare, aktore dhe regjisore amerikane. Ajo ka pasur një karrierë që përfshin më shumë se gjashtë dekada dhe ka pasur sukses në shumë fusha argëtimi. Ajo është një nga artistet e pakta që është vlerësuar me një Emmy, një Grammy, një Oscar dhe një Toni.

Share With:
Translate »
50 Views