Si është të punosh me një femër shtatzënë? Fatma e zbulon me dy foto
Pritjes së ëmbël po i vjen fundi për Fatma Methasanin. Megjithatë, moderatorja e njohur ka gjetur kohën për të punuar në këto ditë. Ajo ka publikuar foto nga një studio duke shkruar: “Punë në zhvillim”. Moderatorja nuk e ka zbuluar për çfarë bëhet fjalë, megjithatë ka treguar sesi është të punosh me një grua shtatzënë. Në një foto duket se Fatma është duke punuar, ndërsa në tjetrën, vetëm 5 minuta më pas është duke pushuar. “5 minuta pasi kemi filluar punën”, shkruan Fatma dhe foton e shoqëron me fytyrën duke qeshur dhe një femër shtatzënë. Fatma ka treguar se është mjaft e lumtur për çka po përjeton, por me sa duket as punën nuk dëshiron ta lërë pas dore.