10 kujtime nga fëmijëria që vetëm shqiptarët mund t’i kuptojnë

Ne brezi i viteve ’90 (në këtë artikull gjejnë veten edhe ata para viteve ‘90), e dimë shumë mirë që fëmijëria jonë ka qenë më e bukur sesa sot, një kohë kur teknologjia dhe televizori ka fiksuar fëmijët që në moshë shumë të vogël. Ne të “Xing.al”, teksa kujtonim me mall fëmijërinë, na u kujtuan edhe shprehjet që përdornim dikur apo veprimet që na ishin fiksuar për shkak të gojëdhënave.

1.Hidhnit bukën kur nuk donit ta hanit, por e puthnit 3 herë para se ta hidhnit

2.Nuk e linit kafshatën e fundit se ndryshe të thonin ‘te vd.es mami’

3.Bënit dorën grusht dhe nyjet e gishtave tregonin kush muaj ka 30 ditë dhe kush muaj ka 31 ditë

4.Kur nuk hanit bukën ose silleshit keq tre ishin personat që sapo i dëgjonit trembeshit: doktori, polici dhe gogoli.

5.Kur ju kapte lemza, përmendnit emra me rradhë. Kur lemza pushonte, ai emër po të kujtonte

6.Kur bënit gabime, mami merrte shapkën, vr.asë.sen e mizave ose pecin

7.Kur vinin miq në shtëpi, ju jepnin lekë se ishit më i/e vogla e familjes

8.Nëse silleshit mirë, Babagjyshi do ju sillte dhurata (edhe pse ky i fundit nuk erdhi kurrë)

9.Qershitë i vendosnim në vesh si vathë, pulti i televizorit ishte mikrofoni, shkopinjtë e çibukëve ishin cigarja dhe tictac ishin ilaçet

10.Vjersha që nuk e harronim: Për një ‘d’ që ti s’e vë, fjala derë bëhet erë dhe shtëpia ngel pa derë. Për një ‘m’ që ti s’e vë, fjala mik bëhet ik. Ç’bën kështu more Besnik ai thuhet mikut ik?

11.I trokisnit derës së komshiut dhe iknit me vrap

12.Shkulnit dhëmbin me derë

13.Krijonit figura me duar në hije

14.Kur na mpihej këmba thonim vargjet: “Tu mpi, tu shpi, k’tu çobani m dhenë me dhi”. Këto vargje ndryshonin nga qyteti në qytet. Na tregoni në komente si e thonit ju./Xing.al

Share With:
Translate »
448 Views