Si fillohet ushqimit tek bebet?

Foshnjet janë gati për të filluar ushqim të zakonshëm në periudhën nga 4-6 muaj, vetëm dhe vetëm kur paraqesin shenjat e duhura të cilat janë:

  1. Foshnja është në gjendje të komandojë kokën anash dhe lart – poshtë.
  2. Gëlltitet duke përdorur edhe pjesën e parme të gjuhës.
  3. Tregon interes ndaj ushqimit të më të rriturve të pranishëm.
Rregullat bazë
Mosha 4-6 muaj
  • Filloni drithrat e gatshëm të pasuruar me hekur, të përgatitur enkas për këtë moshë, të shoqëruar me qumështin e gjirit ose formulës ose ujë.
  • Filloni mishin e kuq të bluar shumë imët, fasulet, zarzavatet dhe frutat të bluara në formë pureje të hollë dhe nga pak. Kjo moshë paraqet rrezik të lartë të mungesës së hekurit dhe për këtë arsye rekomandohen mishi dhe legumet.
  • Bananet, mollët e ziera, dardhët, patatet e ëmbla dhe mielli i orizit janë ndër më miqsoret si fillim.
Mosha 6-8 muaj
  • Filloni perima dhe fruta të shtrypura si dhe lëng frutash të holluar, në sasi të vogla.
Mosha 8-10 muaj
  • Filloni bukë dhe drithëra të tavolinës (ushqime që konsumohen edhe nga të rriturit por sigurisht në formë të zbutur)
  • Filloni kosin.
  • Filloni copëza zarzavatesh dhe frutash të gatuara deri sa të bëhen të buta.
  • Gradualisht filloni pjesë të plota mishi, djathi, gjellësh, vezësh, dhe fasule të shtypura.
Mosha 10 – 12 muaj
  • Filloni të pasuroni ushqimin me larmi më të madhe dhe gradualisht rrisni sasinë e ushqimit.
Këshilla të rëndësishme
  1. Evitoni tu jepni fëmijëve 6 muajsh lëngje të shtrydhur më shumë se 1 kupë të përzier me ujë dhe vetëm me gotë, jo me biberon.
  2. Të ëmblat dhe kripa nuk kanë vend në ushqimin e një foshnje.
  3. Perimet e konservuara duhet të shmangen për arsye të përmbajtjes së lartë në kripë.
  4. Mjalti duhet eliminuar në mënyrë absolute nga ushqimi i fëmijës deri sa të mbushë moshën 18 muaj.
  5. Evitoni qumështin e lopës deri në moshën 1 vjeç.
  6. Evitoni ushqimet e pasura në sorbitol apo me aciditet të lartë si mollët dhe mandarinat. Mollët mund të merren pasi të kenë marrë një valë.
Ushqimet që mund të paraqesin rrezik për mbytje
  • Qershitë
  • Cemcakizi
  • Karamelet e forta
  • Kastraveci
  • Molla
  • Karrotat
  • Kikirikat, lajthitë, bajamet
  • Fasulet e plota
  • Rrushi kokërr e plotë

 

Share With:
Translate »
803 Views