Si fluturojnë vitet! Kajan mbushi 5-vjeç dhe nuk do ta besoni sa është rritur

Duket e pabesueshme, por jo, kanë kaluar plot pesë vite që kur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, na prezantoi me ”tironcin” më të ri të kryqytetit, birin e tij, Kajan. Djali i vogël dhe i madh i familjes sot feston datëlindjen dhe sigurisht që një moment i tillë, kaq i gëzuar, nuk mund të mos pasqyrohej edhe në rrjete sociale.

Ka qenë mami Arjola ajo që ka uruar e para të shtrenjtin e saj, dashurinë më të madhe të jetës, diellin që i ndriçon ditët e netët e më pas të njëjtën gjë ka bërë edhe babi Erioni.

Kajan është rritur shumë, aq sa tani ka marrë shpatën dhe parzmoren për të luftuar. Nuk e dimë nëse lali Eri do të “guxonte” ta sfidonte, por duhet të mendohet mirë, sepse duke parë foton e mësipërme konkurrenti i tij duket i përqendruar dhe mjaft taktik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Share With:
Translate »
63 Views