Si i përjeton Ledi Shamku sulmet që i bëhen për marrëdhënien e së bijës me Belind Këlliçin

Ledi Shamku Shkreli, dikur deputete e Partisë Socialiste, në zgjedhjet e kaluara lokale të 14 majit mbështeti hapur partinë rivale.  Kjo pasi ish kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin është i fejuari i vajzës së saj, Anës.

Për këtë arsye studiuesja është sulmuar shpesh, ndërsa ditën e sotme ajo ka treguar se si i sheh dhe si i përjeton deklaratat thumbuese,  për shkak të lidhjes së të bijës me Belind Këlliçin.

“Si zgjatim i një kohe të keqe kur nuk takoja dot ose kur porositesha nga zysha që të mos takoja dot një shoqen time të ngushtë se kishte të atin e persekutuar. Por unë e takoja dhe në oborrin tim gjyshja mblidhte të gjithë të persekutuarit që kishte rreth e rrotull. Këto lloj llogjesh në lidhje me zgjedhjet personale ndjesore të Anës mua më duken fiks zgjatim i kohës kur ti quheshe i prekur”.

Ajo tregoi se nuk është dashur që t’i japë asnjë këshillë të bijës

“Jo sepse më ka kënaqur gjithmonë me mënyrën si ka reaguar, madje edhe më ka surprizuar.”

Share With:
Translate »
39 Views