Si ka reaguar Stefi Prifti kur mori vesh lidhjen e vajzës së tij? Maria zbulon situatën e sikletshme duke qeshur

Ashtu si çdo baba edhe Stefi Prifti ka pasur merakun e tij në momentin e parë kur mori vesh për lidhjen e të bijës, Maria me partnerin e saj Gëzim Meta. Të ftuar pasdites e sitme tek Rudina, dyshja ka treguar për të gjithë emocionet e dasmës dhe detaje të padëgjuara më parë.

“Kur babi e takoi Gëzimin për herë të parë ishte një siklet i paparë. Pasi mbaroi takimi babi më tha: Tani një pyetje kam unë, ti e ke parë me sytë e tu që ky pikturon? Donte patjetër që t’i gjente diçka, të kapej diku. Madje në takimin e parë: Po ti domethënë pikturon? Si me penela?”, pohoi Maria duke qeshur.

Pas këtij momenti të gjithë janë bindur se Prifti është si gjithë baballarët e tjerë. Kujtojmë se Maria dhe Gëzimi u kurorëzuan një javë më parë në një mbrëmje ku nuk munguan familjarët dhe emrat më të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar.

Share With:
Translate »
427 Views