Si Marina me Luanën, edhe Afërdita paska të njëjtin problem me mamin dhe motrën

Motrat e njohura të shoëbizit na kanë treguar se kanë të njëjtat ‘problematika’ me njëra-tjetrën. Nëse deri tani keni parë vetëm Marinën dhe Luanën që herë-herë zihen për vëmendjen e mamit të tyre, një tjetër dyshe ka zbuluar se ka të njëjtën problematikë. Nuk e kanë shprehur aq shpesh sa Luana dhe Marina, të cilat e kanë argëtuar shumë publikun me postimet  e tyre shumë gallatë për mamin, por edhe Jehona dhe Afërdita e kanë një debat të vogël. Sot që e ëma e modeleve ka ditëlindjen, ish-Miss Shqipëria ka zbuluar një detaj. “Edhe pse ke Honën në ekranin e telefonit, unë e di që jam preferuara jote”, shkruan Afërdita.

Mamatë e vajzave publike me siguri e kuptojnë shumë mirë njëra-tjetrën. Jo më pak kuptojnë edhe nënat e tjera që kanë vajza. Ku ka motra ka dhe xhelozi të lezetshme si këto.

Share With:
Translate »
130 Views