Si motra motrës, Jona Spahiu i bëri urimin më të bukur kopjes së saj për ditëlindje!

Me siguri ju ka rastisur të shihni herë pas here në llogarinë e Jona Spahiut në Instagram motrën e saj të vogël, Sherinën.

Vajzat kanë aq shumë ngjashmëri me njëra-tjetrën, sa shpeshherë na është dukur sikur po shohim Jonën.

Dy motrat kanë raport super të ngushtë me njëra-tjetrën dhe si të gjitha vajzat brenda një familjeje, ndodh edhe të grinden ndonjëherë.

Megjithatë, asgjë nuk e “zbeh” dashurinë e Jonës për Sherinën, ndërsa sot ia ka treguar edhe njëherë publikisht.

Moderatorja i ka bërë të motrës urimin më të ëmbël të ditëlindjes, me momente të bukura nga përditshmëria e tyre.

Në shumicën e postimeve, Sherina shfaqet me të voglin e Jonës, Raidenin, me të cilin duket tepër e lidhur.

“Gëzuar ditëlindjen tezja më e bukur në botë! Nuk mund të kërkoja më shumë se një motër që s’blen kurrë asgjë pa më marrë mendim!

Një kaki nevrike që sa herë zihemi, thotë: “Unë vij vetëm për çunin, se të ishte për ty s’do të vija fare në shtëpi.

Kaki me flokët e artë që ia kam zili!

Kaki që na blen atlete dhe libra. Për atletet s’kam dyshim që do i ketë qejf kur të rritet, por uroj të ketë qejf dhe këto të dytat.”- janë fjalët e Jonës në urimin për motrën e saj.

Share With:
Translate »
1025 Views