Si reagoi Fernando kur pa Çiljetën të përgjakur
Pas shtatë vitesh nga koha e xhirimit të filmit shqiptaro-italian “Floorless” pa dritën e projektorit të kinemasë. Përtej çdo imagjinate, këngëtarja Çiljeta Xhilaga, luante rolin e një gruaje shtatzënë, e zënë në kurth në ashensor. Filmi thriller tronditi jo pak me skenat e forta ku Xhilaga shfaqet e përgjakur. Xhilaga, në një intervistë për “Jo vetëm modë”, tha se ka kritika për veten, pasi filmi është xhiruar para 7 vitesh. E pyetur si e shikon veten pas 7 vjetësh, Çiljeta tha se kritikat janë normale kur e sheh veten pas 7-vjetësh.
“Të shikosh një film që ke xhiruar para 7 vjetëve, kanë ndryshuar shumë gjëra, je rritur më shumë profesionalisht edhe vetë, dhe normal që kam kritika pa fund për veten time” – thotë Çiljeta për “Jo vetëm modë.”
Por në kinema, Çili nuk ishte vetëm. Ajo kishte marrë me vete edhe Fernandon, i cili, herë pas here mbyllte sytë, meqenëse nuk arrinte dot ta shihte të ëmën: “Fernando ishte me mua gjithë kohën, kishte momente që mbyllte sytë edhe unë i thosha ‘është salcë mami, nuk është gjak’. Në fakt, nuk doja ta merrja, por kishim ardhur të gjithë familjarisht dhe nuk kishim ku ta linim” – shton Çili.