Si reaguan Harry dhe Meghan pasi morën lajmin se Mbreti Charles është me kancer?

Princi Harry është nisur për në Mbretërinë e Bashkuar pasi mësoi se babai i tij Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur trajtimin. Duka 39 vjeç, do të shkojë në Londër për të vizituar babanë e tij,

Raportohet se Mbreti Charles u tha personalisht dy djemve të tij, Princit William dhe Princit Harry, për diagnozën e tij të kancerit. Monarku gjithashtu informoi personalisht tre vëllezërit e motrat e tij – Princeshën Anne, Princin Andrew dhe Princin Eduard.

Princi Harry jeton në Kaliforni me gruan e tij, Meghan Markle, dhe dy fëmijët e tyre, djalin 4-vjeçar Princ Archie dhe vajzën 2-vjeçare Princesha Lilibet. Ata u zhvendosën në shtetin e lindjes së Dukeshës së Sussex në vitin 2020 pasi u tërhoqën si anëtarë të familjes mbretërore.

Princi Harry është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar në disa raste që nga ajo kohë, duke marrë pjesë edhe në kurorëzimin e mbretit Charles në maj 2023.

Share With:
Translate »
36 Views