Si rrallëherë Sara poston foto me motrën e vogël, Redian jo Lorin
Vajza e vogël e familjes Hoxha, Redia, ka preferuar gjithmonë të mbajë një profil të ulët në media ndryshe nga dy motrat e saj, Lori dhe Sara. Mirëpo Redia nuk është më dhe aq e vogël, madje Redia këtë vit ka festuar 24-vjetorin e lindjes.
Pas shumë kohësh pa një dalje, së fundmi Sara Hoxha ka zbuluar se sa shumë ka ndryshuar Redia dhe është bërë një zonjushë e vërtetë.

Sara ka postuar një foto krah Redias dhe përveç ngjashmërisë mes tyre, ajo që vihet re është ngjashmëria e Redias me nënën e saj, znj. Vjollca Hoxha.
Në Instagramin e saj Redia është mjaft e rezervuar në postime, profilin e ka privat dhe ndjek e ndiqet nga pak njerëz.
