Si ta kuptoni nëse fëmija juaj vuan nga çrregullimi i vëmendjes

Çrregullimi i Vëmendjes me Hiperaktivitet, i njohur si ADHD, është një çrregullim neurologjik që ndikon në aftësinë e një personi për të qenë i vëmendshëm.

Te fëmijët mund të ndikojë aftësinë për të pasur sukses në shkollë ose për t’u përshtatur në shoqëri.

“Nuk është aq e lehtë të diagnostikosh ADHD-në nga një bisedë”, thotë Irina Gorelik, një psikologe fëmijësh.

Ka tre mënyra se si ky çrregullim që mund të paraqitet:

Hiperaktiv-impulsiv: ndjehet i shqetësuar dhe ka probleme me kontrollin e impulsit

I pavëmendshëm: shpërqendrohet lehtësisht

Kombinimi: të dy llojet e mësipërm janë njëlloj të pranishëm

Disa shenja të cilat mund të jenë një tregues se fëmija juaj ka nevojë për trajtim:

Ata kanë vështirësi në kryerjen e detyrave të shkollës

Probleme në përfundimin ose fillimin e detyrave, veçanërisht detyrat me hapa të shumtë

Vështirësi për të ndjekur udhëzimet

Pamundësia për të kaluar një detyrë.

Share With:
Translate »
106 Views