Si të bëjmë ballokume Elbasani? Ndiqni recetën dhe Gëzuar Ditën e Verës!

Dita e Verës është shumë afër dhe menjëherë, sapo e përmendim, na shkon mendja tek ballokumet.
Më poshtë do t’ju sjellim një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për ballokume që shkrijnë në gojë.
Për t’jua lehtësuar punën, krahas recetës më poshtë, gjeni edhe videon. Shikim të këndshëm dhe ju bëfshin mirë!
500 gr miell misri
500 gr sheqer
250 gr gjalp i tretur
4 vezë

Në fillim bashkojmë sheqerin me gjalpin. E përziejmë derisa masa të bëhet si shkumë.
Pastaj shtojmë një vezë. E përziejmë dhe çdo 3 minuta shtojmë nga një vezë.
Në fund shtojmë miellin e misrit pjesë-pjesë dhe e përziejmë sërish derisa të formohet një masë e njëtrajshme brumi.
Piqet në furrë të parangrohur për rreth 40 minuta në temperaturë 180-200 gradë celsius.

Share With:
Translate »
1665 Views