Si të keni raporte të shëndetshme seksuale edhe pas shtatzënisë…

Pas lindjes së fëmijës, do të duhet të prisni rreth gjashtë javë për të pasur marrëdhënie intime, megjithatë shumica e nënave nuk u përmbahen këtyre rregullave. Disa grave, për shkak të aktivizimit të hormoneve, dhënies gji bebes, pagjumësisë dhe lodhjes, marrëdhënia seksuale nuk u ndodhet në listën e prioriteteve. Në atë rast, është më mirë të pritet derisa të jetë e gatshme për marrëdhënie intime.

Shumica e mjekëve këshillojnë çiftet të presin katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të filluar aktivitetin seksual, për të lejuar qafën e mitrën të mbyllet, gjakderdhjen të ndalojë dhe plasaritjet të shërohen. Mitra e lehonave liron gjakun e mbetur dhe ende është e ndjeshme ndaj infeksioneve. Nëse keni pasur marrëdhënie, është e nevojshme që plaga të shërohet dhe të bëhet elastike.

Marrëdhënia me partnerin para kohe mund të bëhet e dhimbshme dhe jo e këndshme dhe në fakt vetëm mund ta zvogëlojë dëshirën për seks. Është shumë me rëndësi që gruaja ta ketë përkrahjen e partnerit, prandaj është mirë që të flisni lirshëm për çfarëdo shqetësimi që keni në mënyrë që të mos ketë ftohje të raporteve midis jush.

Në fillim ndoshta duhet të përdorni lubrikant. Është mirë që paraloja seksuale të jetë më e gjatë dhe mos filloni me marrëdhënie seksuale pa qenë e eksituar, sepse mund të ndjeni dhimbje. Gjatë marrëdhënieve seksuale evitoni pozicionet seksuale që mund të shkaktojnë shtypje të barkut, sidomos nëse keni lindur me operacion.

Pozicioni më i përshtatshëm është kur ju jeni mbi partnerin tuaj, sepse në këtë mënyrë nuk keni shtypje në bark dhe mund ta kontrolloni thellësinë e penetrimit, si dhe nëse keni dhimbje mund ta ndërprisni marrëdhënien seksuale. Duhet ta keni parasysh se edhe gjatë kësaj kohe që sapo mund të keni sjellë në jetë foshnjën tuaj, është e mundur që të mbeteni shtatzënë, prandaj diskutoni me mjekun tuaj.

Share With:
Translate »
82 Views