Si të kufizoni kohën që fëmijët kalojnë para kompjuterit

Të kufizoni kohën që fëmija juaj kalon para kompjuterit është një sfidë e vërtetë. Përdorni strategji të ndyshme për të arritur këtë dhe mos kini frikë t’i tregoni fëmijës që largimi nga kompjuteri kur ju i kërkoni është një shans për ta përdorur atë herën tjetër.

Më poshtë do të lexoni disa sygjerime rreth kohës që një fëmijë mund të kalojë në kompjuter. Këto limite mund të ndyshojnë në bazë të moshës së fëmijës dhe sjelljes së tij. Mund të bëni përjashtime dhe në raste shpërblimesh apo fundjave.

Foshnjet: në qoftë se vendosi të përdorni kompjuterin me foshnjen tuaj mundohuni që kjo kohë të jetë sa më minimale. 10-15 minuta do të ishin mëse të mjaftueshme dhe të padëmshme për foshnjen tuaj

Parashkollorët: fëmijët në këtë moshë kanë nevojë për shumë lloje të ndyshme aktivitetesh për t’u rritur dhe për të mësuar. 30 minuta në komjuter do të ishin ideale po të shoqëroheshin bashkë me mbikqyrjen e prindërve.

Fëmijët në shkollën fillore: 30-45 minuta në ditë janë mëse të përshtatshme për këtë moshë të fëmijëve, pa harruar dhe minutat shtesë në fundjavë. Mos i pengoni fëmijët kur kanë nevojë ta përdorin kompjuterin për projekte apo detyra mësimore. Në këtë mënyrë ai kupton që kompjuteri nuk është vetëm një objekt argëtimi. Por gjithmonë nuk duhet ekzagjeruar.

Fëmijët në shkollë të mesme: këta fëmijë duhet të shpenzojnë minimalisht 1 orë përballë kompjuterit në ditë. Mund të bëni përjashtime në raste projektesh apo detyrash siç përmendëm më sipër.

Nxënësit e shkollave të larta: këta nxënës mund të shpenzojnë 2 ose më shumë orë në kompjuter sepse kjo gjë varet nga aktivitetet konstuktive të secilit prej nesh. Si për shembull një punë që lidhet me komjuterin, hapja e një biznesi online apo drejtimi i një faqeje në internet.

Si të kufizoni kohën që fëmijët harxhojnë para kompjuterit

Këto sygjerime të mëposhtme vlejnë për fëmijët nga mosha 4-14 vjeçare. Deri në këtë moshë ju duhet të krijoni një lloj lidhjeje besimi me fëmijën tuaj për sa i përket kohës që ata duhet të kalojnë në kompjuter.

Kërkoini ndihmë kompjuterit

Kontrolloni kompjuterin në qoftë se ai përmban një program që menaxhon kohën që ju kaloni në kompjuter. Programojeni atë të fiket pas një afati kohor që ju caktoni. Në këtë mënyrë ju kontrolloni fëmijën tuaj dhe kur ju nuk ndodhen në shtëpi.

Vendosni një orar

Zgjidhni një alarm për të caktuar limitin e kohës që fëmija mund të përdorë kompjuterin. Në këtë mënyrë fëmija mësohet me këtë regjim dhe nuk abuzon me kohën që kalon para kompjuterit.

Shkruajeni këtë diku apo ngjiteni në tabelën e orareve të familjes suaj në mënyrë që fëmijët ta shohin cdo ditë dhe të përshtaten me këtë.

Share With:
Translate »
832 Views