Sihana, bebja e parë për vitin 2024! Lindi vetëm një minutë pas mesnate

Sihana është bebja e parë që ka ardhur në jetë për vitin e ri 2024, vetëm një minutë pas mesnate.

Vogëlushja ka ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Në maternitetin “Koço Gliozheni”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, i dha çekun e bebes për Sihanën.

Ndërkohë pas vajzës në jetë ka ardhur edhe Amari, i cili po ashtu gëzon shëndet të plotë. Gjithashtu, bonusin e bebes e mori edhe djali, që erdhi në jetë pak minuta pas mesnate në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Gjatë kësaj vizite, ministrja ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje për të gjithë stafin mjekësor që ishin në shërbim të nënave dhe fëmijëve në natën e ndërrimit të viteve dhe në ditët e para të Vitit të Ri.

Koçiu ka theksuar se qeveria dhe MSHMS do të vijojnë me programet për mbështetjen e fëmijëve, sikurse është edhe bonusi i bebes për të gjithë fëmijët të cilit lindin në Shqipëri.

Share With:
Translate »
77 Views