Sillen si dy shoqe, Dorina Mema duke u rritur bashkë me të bijën

Koha që kalojnë bashkë duhet të jetë me siguri më e bukura. Ato nuk janë thjesht mama dhe vajzë, ato janë dy shoqe.

Dhe si të tilla arrijnë të argëtohen në çdo situatë, edhe në më të zakonshmet, siç është një pasdite. Hanë biskota, me siguri duhet të jenë me përbërës të shëndetshëm, sepse po flasim për një kampione fitness-i, bisedojnë, njëra i bën foto tjetrës, e poston në Instagram dhe tjetra kur sheh veten ankohet për flokët.Siç ka bërë vajza e Dorina Memës në postimin e fundit të së ëmës, por kot e ka. Ajo duket shumë shumë e bukur dhe me siguri mamasë nuk i ka shpëtuar kjo.

Nuk është hera e parë që Dorina tregon me foto marrëdhënien e ngushtë me të bijën, ose shoqen e saj. “Po rritemi bashkë. Nuk ka vajza dhe mamaja. Ne jemi një”, shkruan ajo në një foto. Fiks si dy shoqe! rc

Share With:
Translate »
3135 Views