Simo: Teknologjia ka ndryshuar gurin themeltar tek fëmijët! Hormonin e lumturisë po e marrin nga interneti, jo nga natyra
Përdorimi gjithnjë e më i shtuar i teknologjisë nga ana e fëmijëve vijon të mbetet shqetësim porsa i përket ndikimit të saj veçanërisht tek fëmijët.
Sociologia Marsi Simo në një intervistë pë “Ora News” u shpreh se teknologjia ka ndryshuar gurin themeltar tek fëmijët, të cilët hormonin e lumturisë po e marrin nga interneti, jo nga natyra.
“Përdorimi i teknologjisë nis që nga kopshtet përmes përdorimit të televizionit, e më shumë më pas tek shkollat.
Në disa institucione si në kopshtet nuk është shumë i nevojshëm përdorimi i teknologjisë dhe shmangia e tyre është më e mundshme”, u shpreh Simo.
Më tej ajo komentoi edhe ngjarjen në kopshtin publik në Gramsh ku 14 fëmijë u helmuan si pasojë e konsumimit të ushqimeve me salmonelë.
“Unë i përkas atyre prindërve që i ka ccuar fëmijët në kopshtet publike dhe arsyeja ka qenë pikërisht siguria ushqimore. Por mesa duket uroj që kjo të jetë një gabim i izoluar dhe ngjarje të tilla të mos përsëriten. E po ashtu i uroj shërim të shpejtë të vegjëlve”, u shpreh sociologia.
Duke u rikthyer tek përdorimi i teknologjisë nga fëmijët, Marsi Simo u mundua të thoshte disa informacione të reja që ende nuk janë thënë.
“Besoj se do jenë dhe paksa më tërheqëse për prindërit për të marrë informacionet e duhura. Hormoni i lumturisë i cili nxitet nga gjëra të ndryshme që ne bëjmë në përditshmëri, ku fëmijët e kanë më të lehtë për ta nxitur dhe që quhet hormonin dopaminës mund ta marrim përmes natyrës, nëpërmjet dashurisë, fëmijët sot po e nxisin marrjen përmes internetit.
Përmes videove qesharake, të dhunshme, apo me përmbajtje të atilla që ne prindërit edhe nuk i dimë.
Së dyti teknologjia ka ndryshuar strukturën e trurit, sesi fëmijët sot po mendojnë, po veprojnë, e mbi të gjitha po përqendrohen. Dhe një nga pikat kryesore dhe që ka ndryshuar gurin themeltar.
Ata që kanë fëmijë të vegjël në moshën e hershme, do të thotë që nëse ne prisnim që fëmijët kur të bënin 2 vjeç të flisnin një numër të caktuar fjalësh, të bënin një numër të caktuar veprimesh, dhe të gjitha këto po shtyhen në atë moshë që ne bënim më përpara”, u shpreh ndër të tjera sociologia Marsi Simo.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME SOCIOLOGEN MARSI SIMO