Sipas Lira Gjikës një fëmijë nuk pushon së qari me kërcënime, “ilaçi” i vetëm është…

Lira Gjika, një nga personazhet më aktive në rrjetet sociale, ka dhënë së fundmi një këshillë për të gjithë prindërit, se si duhet të sillen kur fëmijët e tyre qajnë për shkak të tekave, mërzitjeve apo për arsyet e tjera fëmijërore. “Një fëmijë nuk pushon së qari me kërcënime”, shkruan Gjika, “Ilaçi më i mirë për fëmijët në ato momente, është një zë i butë, dhe qetësia nga ana e prindërve.”

“Nuk ka impotencë më të madhe për njeriun, sesa paaftësia për të ngushëlluar dhe pushuar së qari një fëmijë të vogël. Një i rritur, që e pushon së qari një fëmijë me kërcënime, nuk është i rritur. Një fëmijë që qan, është i pushtuar nga frika dhe vetmia. I rrituri, me sjelljen e tij kërcënuese ia fuqizon këtë frikë dhe vetmi.

Pak durim dhe një zë i qetë e i ulët, sidomos kur ky zë është i nënës, të cilin fëmija e njeh që pa ardhur në këtë botë, janë “ilaçi” më i mirë. Përpiquni të rritur, prindër, gjyshër dhe edukatorë, të shmangni nervozizmin, që ju rrit padurimin dhe moskontrollin e vetes, kur dëgjoni të qarat e fëmijës”, këshillon pediatrja Lira Gjika.

Share With:
Translate »
122 Views