Situatë shqetësuese; 206 vetëm në Tiranë, ja sa raste me Koronavirus u shënuan gjithsej
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.660 testime dhe janë konfirmuar 465 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
206 në Tiranë, 30 në Fier, 20 në Durrës, 19 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Gjirokastër, 14 në Shkodër, 13 në Berat, 12 në Lushnje, nga 10 qytetarë në Kavajë, Elbasan, nga 9 qytetarë në Pogradec, Delvinë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Dimal, Korçë, nga 4 qytetarë në Krujë, Devoll, Skrapar, Cerrik, nga 3 qytetarë në Peqin, Poliçan, Përmet, Vorë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Shijak, Roskovec, Patos, Gramsh, nga 1 qytetar në Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Dibër, Rrogozhinë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Vau i Dejës.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk mundi të fitojë betejën me sëmundjen një qytetare nga Shkodra 56 vjeçe, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-86 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç, një qytetar nga Korça 78 vjeç.
Janë shëruar 531 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,778 që nga fillimi i epidemisë.