E shqetësuar për rritjen e rasteve të reja me Covid-19, OBSH paralajmëron rrezikun e madh

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur shumë e shqetësuar për përhapjen e Covid-19 brenda Evropës, ndërsa kontinenti lufton një valë të re infeksionesh.

Duke folur për BBC, drejtori rajonal Dr Hans Kluge paralajmëroi se rreth 500,000 vdekje të tjera mund të regjistrohen deri në mars, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente. Dr Kluge tha se vendosja e masave si mbajtja e maskave, mund të ndihmojë menjëherë.

Paralajmërimi vjen pasi disa kombe raportojnë shkallë rekord të lartë të infeksionit dhe vendosin bllokime të plota dhe të pjesshme.

Dr Kluge tha se faktorë si sezoni i dimrit, mbulimi i pamjaftueshëm i vaksinave dhe dominimi rajonal i variantit më të transmetueshëm Delta, qëndronin pas përhapjes. Ai bëri thirrje për rritjen e marrjes së vaksinave dhe zbatimin e masave bazë të shëndetit publik dhe trajtimeve të reja mjekësore për të ndihmuar në luftimin e rritjes së infeksionit.

“Covid-19 është bërë edhe një herë shkaku numër 1 i vdekshmërisë në rajonin tonë”, tha ai për BBC, duke shtuar se “ne e dimë se çfarë duhet bërë” për të luftuar sëmundjen.

Austria dje u bë vendi i parë evropian që njoftoi se vaksinimi kundër Covid-19 do të bëhej një kërkesë ligjore. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në shkurt. Ky njoftim, së bashku me atë të një bllokimi të ri kombëtar, u bë në përgjigje të numrit rekord të rasteve dhe niveleve të ulëta të vaksinimit.

Shumë vende të tjera evropiane po vendosin gjithashtu masa të reja me rritjen e rasteve.

Përshtatur nga BBC

Share With:
Translate »
135 Views