S’ka lindur ende, moderatorja shqiptare tregon si do të duket bebushi i saj!

Kurioziteti për të ditur se kujt do t’i ngjajë bebushi ndërkohë që është ende në bark, është shumë i madh te nënat!

Këtë ka treguar edhe moderatorja e njohur e emisionit “My living”, Brunilda Lahe, e cila është në pritje të ëmbël. Një muaj më parë, Brunilda zbuloi gjininë e foshnjes e cila do të jetë një vajzë dhe bebushi pritet të vijë në jetë shumë shpejt.

Por para se të vijë në jetë, mami ka publikuar një foto të sajën kur ishte foshnjë për të krijuar përshtypjen e vogëlushes së saj.

“Në përpjekje për të kuptuar se si do të ngjajë beba, nëse merr ndonjë nga tiparet e mia. Edhe pse kjo foto e 32 viteve më parë tregon më pak se një eko 4D e ditëve të sotme”, ka shkruar moderatorja.

Brunilda njoftoi nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale se pas 4 vitesh, po largohej nga emisioni i saj, pasi ishte në pritje të ëmbël.

Ajo ka ndarë shpesh herë detaje nga shtatzënia dhe pushimet e saj ndërkohë që është në pritje të ëmbël.

Shpërndaje
Share With:



160 Views