“S’kam njohur ditë më të lumtura në jetë”, aktorja shqiptare njofton se po pret fëmijën e saj të parë
Aktorja dhe regjisorja e njohur Françeska Hysi është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë ajo përmes disa fotove të ëmbla bardhë e zi me partnerin.
“Brënda meje rreh, një tjetër zemër!
Me sa duket, sekreti ynë i ëmbël tani s’është dot më një sekret.
Ajo zemra tjetër e vockël që rreh brënda meje, po rritet dita ditës duke e bërë të dukshëm ndryshimin në trupin tim dhe shkelqimin e gëzimit në fytyrën time.
S’kam njohur ditë më të lumtura në jetë, që nga dita që mësova se Zoti po më bekon me një mrekulli.
Më ka dhënë krahë të fluturoj edhe një palë sy të tjerë ta shoh botën ndryshe.
Faleminderit Zot që vendose të na japësh një qëllim të ri në jetë, që buron prej dashurisë për të mbartur edhe më shumë dashuri!
Dashuri që do mjaftoj për gjithë ditët e jestës sonë. “, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotove pa treguar gjininë e bebit.
View this post on Instagram