Skandali i mbretëreshës Letizia me ish kunatin, qytetarët kërkojnë test ADN-je për të vërtetuar atësinë e vajzave
Pallati Mbretëror i Spanjës është mbuluar nga qetësi ankthi, pas publikimit të skandalit rozë ku Mbretëresha Letizia akuzohej nga ish kunati i saj, se kishin patur lidhje në rini. Ish bashkëshorti i motrës së saj publikoi një foto të Letizias e re, ku thoshte se do të bashkoheshin së shpejti.
Të tronditur, qytetarët po bëjnë thirrje për një test ADN-je pasi tashmë po vendoset në pyetje atësia e Mbretit Felipe për vajzat e tij, Princeshën e Kurorës Leonor dhe Princeshën Sofia. E vërteta është se për shkak të polemikave, ndjekësit e familjes mbretërore spanjolle filluan të kërkojnë shpjegime për të konfirmuar ose jo të vërtetën e kësaj teorie. Ndërkohë nga ana e tij, pallati nuk ka reaguar apo deklaruar asgjë në lidhje me skandalin e krijuar.
Vlen të theksohet se që kur shpërtheu skandali rozë që tronditi besueshmërinë e familjes mbretërore, kanë dalë informacione të ndryshme për rrjedhjen e tij apo për faktin se lidhja e dashurisë është mbajtur sekret pasi gazetarja Letizia Ortiz (atëherë) u martua me trashëgimtarin e fronit spanjoll Felipe.