S’kishte si të ndodhte ndryshe, ja si e mbyll kryeministri ditën

Edi Ramën të gjithë e njohim si një nga politikanët më të suksesshëm në Shqipëri. Aktualisht është kryeministër i vendit në mandatin e dytë. Përveç detyrës si kryeministër ai mundohet të gjej pak kohë mes gjithë punëve të rëndësishme për familjen, sidomos për të voglin, Zaho.

Mesa duket mbrëmja është koha më e mirë për të kaluar disa momente si babë e bir pa u shqetësuar nga gjërat e tjera. Pikërisht një moment të tillë ka ndarë pak minuta më parë në ‘Instagram’ Rama. Krahas një video me të birin duke parë filma vizatimorë ai ka shkruar: ‘Natën e mirë’. A ka mënyrë më të bukur se kjo për ta mbyllur ditën?

Share With:
Translate »
668 Views