Skulptura e dyllit i ngjan aq shumë Beyonce-s, sa edhe e ëma mendoi se ishte ajo

Beyonce ka një përvojë… të pakëndshme me skulpturat e dyllit. Plot trima kanë provuar dhe kanë dështuar të rikrijojnë imazhin e këngëtares. Gjykojeni vetë, i ngjan ndonjëra prej këtyre Beyonce-s?

Sigurisht që jo.

Shtimi i ri i Madame Tussauds është Beyonce dora vetë. I shëmbëllen aq shumë, sa edhe nëna e saj e aprovoi. “Këtë e kanë bërë si duhet. E adhuroj këtë skulpturë dylli të Beyonce-s. Është fiks si duhet, sidomos këmbët,” shkruan Tina Lawson në Instagram.

Skulptura ka veshur një nga kostumet e Beyonce për performancën e saj në Coachella, dorën e ka të ngritur, vështrimin përçues dhe ndodhet në mes të familjes mbretërore (?)

Steve Davies, menaxheri i përgjithshëm i Madame Tussauds Londër, tha për Daily Express: “Beyonce është një legjendë, me të drejtë fansat i kanë vënë titullin Queen Bey. Në ka njeri të denjë të zërë vendin e Mbretëreshës për herë të parë, është Beyonce. Mbretëresha njihet për sensin e saj të humorit dhe mendojmë se do të buzëqeshë kur të shohë se një mbretëreshë e muzikës i ka zënë vendin përkohësisht.”

View this post on Instagram

It's time to bow down to THE QUEEN 👑 🐝

A post shared by Madame Tussauds London (@madametussauds) on

Skulptura e dyllit do të qëndrojë vetëm një ditë mes familjes mbretërore dhe më pas do të shpërngulet në skenën e muzikës.

Share With:
Translate »
508 Views