“S’më pushojnë akoma lotët e lumturisë”, Jonida ndan foton e ëmbël me të bijën e porsalindur

Ditën e sotme, moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë.

Jonida solli në jetë një vogëlushe, ndërsa babi Besniku zbuloi emrin e saj në Instagram.

Ai tregoi se të voglën kishin vendosur ta quanin Emi, ndërsa nuk kurseu edhe përshkrimin e emocipneve të para pasi u bë baba.

“Zoti m’ka taku me ni çikë shumë t’bukur sot. Ma ka marr krejt zemrën! Emrin e ka Emi. N’fillim kajti fort … poget kur e kuptoj kush jom e kur m’pa qysh dokna ? Po menihere u bonëm shokë. U pajtum me kon shokë të ngushtë përjetë! Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e du fort, janë shnosh e mirë! Ju dojmë shumë krejtve e faleminderit për kujdesin! Shoqes teme t’ngushtë, Zoti ia dhashtë shnetën, lumtuninë e durimin. Neve na boftë prind’ krenar! Vendi i vet u krenoftë me të! @jonidavokshiofficial ❤️”- shkruante Besniku në postim.

Pas tij, gjithashtu Jonida ka ndarë në llogarinë e saj foton më të ëmbël me të sapolindurën, e cila i ka shtrënguar gishtin.

Moderatorja tregon se ende nuk i pushojnë dot lotët e lumturisë dhe e përshkruan këtë si ndjenjën më të bukur në botë.

View this post on Instagram

Nuk me pushojne akoma lotet e lumturise! Totalisht dashuri e nje tjeter dimensioni! Nje jete e re, tashme dedikuar ty e vogla ime, EMI jone @besnikkrapi ❤️ Isha shume me fat qe gjate gjithe shtatezanise u ndoqa dhe solla ne jete kete mrekulli tek @spitalihygeiatirane, me kushtet dhe stafin me te mire dhe pike! Mirenjohje?? U ndoqa nga doktoresha me e mire e Hygeas dhe ne bote☺️ qe ma ka bere te lehte e te bukur cdo etap te kesaj periudhe, Kristina Kosta.Doktoreshe Kristina, je fantastike, si mjeke dhe si njeri❤️ Faleminderit Aferdita, Moza e te gjithe doktoreshat,mamite e ketij spitali, qe me ndihmuan ne lindjen natyrale. Por mbi gjithcka FALEMINDERIT ZOT per kete mrekulli ndjesi me te cilen me bekove????????

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Share With:
Translate »
2613 Views