Sociologët: Ndalimi i internetit është abuzim i fëmijës

Kur është fjala për fëmijët dhe kohën që e shpenzojnë pranë ekraneve, prindërit kanë në përgjithësi mendime të ndryshme

Disa prind thonë se lejimi i fëmijëve të shpenzojnë shumë orë në pajisjet digjitale – si telefonat e mençur, tabletët, laptopat, etj. – është e dëmshme për mirëqenien e përgjithshme të fëmijëve, disa prind i vlerësojnë lart përfitimet edukative dhe zhvillimore që këto pajisje ua ofrojnë mendjeve të reja.

Këtë të fundit e thotë edhe sociologu Ellis Cashmore, libri i së cilit e sfidon konsensusin se ekspozimi ndaj ekraneve është i dëmshëm për fëmijët dhe i paralajmëron prindërit të mos ua ndalojnë fëmijëve kohën që e shpenzojnë në internet, duke e vlerësuar këtë ndalesë si abuzim ndaj fëmijës.

Cashmore, i cili është profesor i sociologjisë në Universitetin Aston, beson se pajisjet elektronike u ofrojnë fëmijëve një sërë aktivitetesh që janë të ngjashme me aktivitetet që ata mund t’i kryejnë pa internet, dhe thotë se ndalimi i pajisjeve elektronike i privon ata nga zhvillimi sociologjik, transmeton Telegrafi.

“Imagjinoni sikurse prindërit t’ua ndalonin fëmijëve leximin, lojërat me fëmijët tjerë, vizatimin, ngjyrosjen apo vallëzimin. Të gjitha këto aktivitete fëmijët i kryejnë edhe kur janë pranë ekraneve”, ka thënë ai.

“Nëse prindërit do t’ua ndalonin fëmijëve ato aktivitete, ata do të akuzoheshin për abuzim të fëmijëve”, ka shtuar ai.

Cashmore argumenton se është e rëndësishme që prindërit ta kenë parasysh se fëmijët po rriten në një botë të dominuar nga pajisjet elektronike dhe se ndalimi i tyre mund të perceptohet si i pazakonshëm.

“Pajisjet elektronike janë pjesë e realitetit të tyre. Ndalimi i tyre është padyshim gjë abuzuese”.

Share With:
Translate »
84 Views