Sofia Richie po frymëzohet nga Rihanna, gati për veshje ikonike gjatë shtatzënisë

Sofia Richie po mëson nga ‘libri i stilit të shtatzënisë’ së Rihanna-s.

Richie zbuloi të martën se ajo është gjashtë muajshe shtatzënë me fëmijën e parë të saj dhe bashkëshortit Elliot Grainge, një vajzë.

Megjithatë, 25-vjeçarja i tha Vogue se ajo nuk do të “përdorë veshjet e lehonisë për këtë shtatzëni”.

“Nuk jam duke blerë një gardërobë krejtësisht të re për këtë shtatzëni,” vuri në dukje ajo. “Kam blerë disa palë pantallona në përmasa më të mëdha, por kam veshur të njëjtat xhaketa, tuta dhe bluza”.

Të njëjtën deklaratë bëri edhe Rihanna-n teksa ishte në pritje të RZA: “Nuk ka shanse të shkoj për të bërë pazar në asnjë dyqan për rroba shtatzënie! Më vjen keq – është shumë argëtuese të vishesh. Nuk do ta lë atë pjesë të zhduket sepse trupi im po ndryshon.” Nga fustani i saj i zi i tejdukshëm Dior në Javën e Modës në Paris e deri te crop-topet me kristal dhe minifundi që veshi në Santa Monica, këngëtarja e “Umbrella”, duke mbajtur fjalën e saj, vazhdoi të ripërcaktojë stilin e shtatzënisë.

“Unë shpresoj se të kem qenë në gjendje të ripërcaktoj atë që konsiderohet “e mirë” për gratë shtatzëna”, tha ajo për Vogue. “Trupi im po bën gjëra të pabesueshme tani dhe nuk do të turpërohem për këtë. Kjo kohë duhet të festohhet. Sepse pse duhet ta fshehni shtatzëninë tuaj?”

Duket se Rihanna e arriti qëllimin e saj: Që atëherë, shumë figura të Hollywoodit si Kourtney Kardashian, Suki Waterhouse dhe Sienna Miller, kanë treguar barkun e rrumbullakosur gjatë ecjes në tapetin e kuq ose dalje të tjera. Sa i përket Richie, modelja ishte veshur me pallto dhe pulovra të mëdha gjatë dy muajve të fundit, duke ndezur spekulime se ajo mund të fshihte një shtatzëni.

Dhe tani, Richie – e cila është vajza e këngëtarit Lionel Richie – thotë:

“Tani që po e shpallim, kam kaq shumë ide. Unë jam gati të argëtohem me të tani që mund të hap krahët dhe të fluturoj.” Edhe pse Richie është e njohur për stilin e saj”old money”, koha do të tregojë nëse ajo eksperimenton me veshje më të guximshme dhe të stilit të Rihanna-s gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë.

Ajo zgjodhi një seri dukjesh të thjeshta për xhirimin e saj në Vogue, duke përfshirë një fustan të zi Saint Laurent dhe një pallto të kuqe nga The Row, kjo e fundit e veshur e hapur për të treguar barkun e saj.

Share With:
Translate »
66 Views