Sophie Turner thyen heshtjen, flet për shtatzëninë e dytë dhe planet për tu shpërngulur në Angli

Sophie Turner do bëhet sërish nënë. Pasi e mbajti lajmin të fshehtë për muaj të tërë, aktorja shtatzënë më në fund deklaroi se priste fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Joe Jonas duke folur për pritjen e ëmbël.

Ne jemi shumë të emocionuar që po zgjerojmë familjen,” i tha ajo Elle UK duke u shfaqur në kopertinën e qershorit. “Është bekimi më i madh ndonjëherë.”

Çifti që është në lidhje që nga viti 2016 dhe së fundmi festuan përvjetorin e tretë të martesës, janë tashmë prindër të vajzës Willa Jones, të cilën e mirëpritën në jetë në korrik 2020. “Kjo është kuptimi që ka jeta për mua – rritja e brezit të ardhshëm,”– vazhdoi ajo. “Gjëja më e bukur në jetë është të shoh vajzën time duke ecur para.”

 

 

Ndonëse lajmi i shtatzënisë së saj u zbulua që në mars, ylli i Game of Thrones dhe partneri i saj zgjodhën të mos e komentonin lajmin. Në vend të kësaj, Sophie ka lënë veshjet e saj të flasin muajt e fundit. Ajo u fotografua duke ecur dhe në tapetin e kuq të festës së ‘Vanity Fair Oscars’ me barkun e rrumbullakosur. Së fundmi, mori pjesë në Met Gala 2022, së bashku me Joe, me një fustan të zi me mëngë të gjata dhe qëndisje tërheqëse në pjesën e përparme nga koleksioni Resort 2016 i shtëpisë franceze të modës.

Sophia tregoi se është shumë e kujdesshme dhe nuk bën shumë dalje publike. “Unë jam shumë protektive ndaj jetës që kemi ndërtuar,” tha ajo për Elle UK, duke shtuar se e di sa e vështirë është që të jesh në këtë industri dhe se nuk do donte që vajza e tyre të ndiqte hapat e tyre. “Sa herë që Joe dhe unë shkojmë në një tapet të kuq së bashku, ne sigurohemi që të jetë për arsyen e duhur dhe të ketë kuptim për karrierën tonë. Asnjëherë nuk dëshiron ta tregosh veten si një çift i famshëm. Nuk është dhe aq bukur. Unë e di se çfarë mund t’i bëjë shëndetit mendor të qenit në këtë industri dhe të fotografohesh çdo ditë e të komentohesh,” vazhdoi ajo. “Nuk është diçka me të cilën dua që ajo të merret nëse nuk thotë: “Kjo është ajo që dua të bëj”. Ne jemi mjaft të rreptë për këtë.”

Sophia shpreson që një ditë të vendoset me familjen e saj në Angli, por ajo pranoi se do jetë e vështirë të bindë Joe. “Po e tërheq ngadalë burrin tim prapa,” tha ajo. “Më pëlqen shumë të jetoj në Amerikë, por, për shëndetin tim mendor, duhet të jem pranë miqve dhe familjes sime. Dhe gjithashtu për vajzën time. Do të doja që ajo të merrte arsimin dhe jetën shkollore që isha aq me fat të kisha”.

Share With:
Translate »
121 Views