Sot është mami i një vajze, por kur do ta shohim ish-missin shqiptar me fustan të bardhë?
Suada Sherifi, miss-i dhe sportistja bukuroshe shqiptare ka disa kohë që ka nisur jetën familjare, dhe pse nuk ka realizuar ceremoninë e dasmës.
Në shtatorin e 2017, ajo festoi ditëlindjen e parë të vogëlushes së saj, Deizi. Ceremonia ishtë një festë e madhe, për të cilën Suada thotë se bashkëshorti e cilësoi dhe si një dasmë për të dy ata.
Por, ish missi shqiptar nuk mjaftohet me kaq dhe në një intervistë për ‘Rudinën’ ka treguar se cfarë dëshiron të bëjë në të ardhmen.
Suada Sherifi: I them bashkëshortit ‘mos kujto se do më gënjesh me atë.’ Kam dëshirë të bëjmë një dasmë të vërtetë. E kemi menduar dhe diskutuar shpesh. Un kam një merak për këtë: Pse ta quajmë 1-vjetorin e Deizit edhe si dasmën tonë? Unë nuk dua që të mbetet me aq, sepse mendoj se ajo ditë kishte në vëmendjen Deizin, pse t’ia heqim asaj vëmendjen?
Mbetet për tu parë nëse Suada do vishet me fustanin e bardhë vitin e ardhshëm për të shijuar dasmën me miqtë dhe të afërmit e saj.