Sot fituese e Oscar, por Jennifer Lawrence nuk e ka mbaruar shkollën e mesme: U largova nga shtëpia 14 vjeç

Jennifer Lawrence ka bërë një rrëfim të sinqertë për marrëdhënien e saj “të komplikuar” me shtëpinë e saj. Aktorja foli në një intervistë për Entertainment Weekly, për braktisjen e shkollës si adoleshente, në mënyrë që të “krijonte rrugën e saj”.

“U largova nga shtëpia kur isha 14 vjeç. Marrëdhënia ime me shtëpinë ka qenë gjithmonë e ndërlikuar”, tha aktorja.

Lawrence, e cila u rrit në Louisville, Kentucky, foli për mosmbarimin e shkollës, daljen nga shtëpia në moshë të re dhe se si kur lexoi një skenar ishte hera e parë që ajo u ndje e zgjuar në jetën e saj. Fituesja e Oscar, Jennifer Lawrence nuk e ka mbaruar kurrë shkollën e mesme.

 

Jennifer Lawrence: “I Didn't Have a Life. I Thought I Should Go Get One” |  Vanity Fair

Share With:
Translate »
147 Views