“Sot më braktise për herë të dytë, je një monstër”, Sara reagon ndaj akuzave të babait

Pak orë më parë, kudo nëpër rrjet ka qarkulluar një video e babait të Sara Gjordenit, ish-konkurrente e formatit të ‘BBV3’.

Pas akuzave të saj në ‘Top Channel’ babai i Sarës ka dhënë intervistën e tij të parë ku ka treguar arsyen e vërtetë të ndarjes bashkëshortore, video të cilën e gjeni dhe në profilin tonë.

Pak momente më herët ka ardhur dhe një reagim prej Sarës e cila ka reaguar ashpër ndaj akuzave të babait të saj, dhe shprehet se ndjehet tepër e shokuar dhe e quan babain e saj ‘monstër’.

‘Turp, sot më theve zemrën dhe më braktise për herë të dytë. Je shembulli më i keq i një babai dhe qenia më e ulët që ka shkelur në tokë.- është shprehur Sara.

Share With:
Translate »
20 Views