“Sot mu desh të të vizitoja te varri”, artisti shqiptar na theu zemrat me dedikimin prekës për nënën

Vetëm dy orë para koncertit të madh në Prishtinë, këngëtari i operas Ramë Lahaj humbi personin më të shtrenjtë në jetën e tij. E ëma e Ramës u nda nga jeta duke i lënë një boshllëk e dhimbje të madhe të birit, i cili mori forcën të dalë para qytetarëve dhe t’i “servirë” të gjithëve artin e tij, pavarësisht situatës së rëndë në të cilën ndodhej.

Vetëm pas koncertit, Ramë Lahaj njoftoi se e ëma e tij ishte ndarë nga jeta, me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

“Miq, shokë e dashamir,

nanen Hale e varrosim sot më 8 gusht 2021 në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut, në ora 16:00! Ju falëmnderit për ngushëllimet dhe kujdesin.

Familja Lahaj

Hale Lahaj 07.11.1944 – 07.08.2021”- ka shkruar ai.

 

Ndërkohë ditën e sotme ai i ka bërë një dedikim shumë prekës të ëmës në rrjete sociale. Lahaj ka postuar në Instagram një foto, në të cilën shihet duke i prerë thonjtë e këmbës nënës së ndjerë, që shfaqet e ulur në një karrocë me rrota.

“Nenë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6.  Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove. Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun. Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi.

“Gabeli jot”, shkruan Ramë Lahaj në dedikimin e tij.

Share With:
Translate »
167 Views