Sot Roani e kishte për herë të parë

Viti i parë i jetës shoqërohet gjithmonë me surpriza të këndshme dhe shpesh edhe të sikletshme. Falë teknologjisë ne ruajmë në kujtimet tona belbëzimet e para, daljen e dhëmbit të parë, fjalën e parë, tërheqjen e parë, dhënien e duarve, ruajtjen e ekuilibrit… dhe shumë gjëra të tjera të para. Po aq e rëndësishme është edhe prerja e flokëve për herë të parë. Prindërit janë në siklet se si do e përjetojë fëmija. Disa qajnë dhe disa fëmijëve të tjerë nuk u bën përshtypje. Dhe siç na ka lajmëruar edhe Majlinda sot, Roani po qethet për herë të parë. Siç duket nga fotoja ai nuk po e kupton se çfarë po i ndodh dhe nga vështrimi që ka bërë mbase edhe mund të ketë qarë pak. Gjithsesi me shëndet vogëlush! /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
672 Views