Sportisti i famshëm bëhet baba për herë të parë, publikon fotot e ëmbla të vogëlushës së tij

Atleti olimpik, Usain Bolt njoftoi se tashmë është babai krenar i një vajze.

Ai dhe partnerja e tij Kasi Bennet janë bërë prindër për herë të parë më 14 qershor por vetëm pak orë më parë ai vendosi të publikojë disa foto të vogëlushes së tij.

33-vjeçari postoi një sërë fotosh të partneres së tij me një fustan të gjatë klasik teksa mban në dorë vajzën e porsalindur.

E volga quhet Olympia Lightning dhe gëzon shëndet të plotë.

Share With:
Translate »
470 Views