Stefi Prifti zbulon fotot përrallore nga martesa e vajzës së tij dhe ka disa fjalë për të thënë
Gëzimi i madh, sidomos për një baba është martesa e vajzës ku qëllon shpesh që të mbetesh pa fjalë. Megjithatë Stefi Prifti e ka marrë veten nga emocionet dhe tashmë ka ndarë me fansat e tij disa foto e video nga dasma e vajzës së tij, Maria.
Ai thotë se gjithçka ishte si një përrallë.
“Ja arrita edhe unë kësaj dite! ???? Me një mungesë të madhe por, kështu është jeta. Jo thjesht dasmë, por më është dukur vetja si në përrallë”, shkruan Stefi në fotot e publikuara.
Vajza e madhe e këngëtarit, Maria, i dha fund beqarisë në një dasmë madhështore mes miqsh dhe të afërmish. Ajo kurorëzoi dashurinë e saj me piktorin dhe këngëtarin e njohur Gëzim Meta.