Stilistja e njohur mesazh të birit që ndërroi jetë: Gëzuar ditëlindjen! Ti do të vish…

Stilistja e njohur ka kujtuar ditëlindjen e djalit të saj, që humbi jetën gushtin e shkuar. Lira Koci me fjalë të ndjera ka shkruar për ditëlindjen e munguar të Xhinos.

“Ti do të vish, jo sot, as nesër, por në çdo frymëmarrje tonën, atje ku do të na gjesh kurdoherë përmallueshëm, në tavolinën e kujtimeve, në karrigen e përjetshme të lumturisë…!”,shkruan ndër të tjerë Lira. Xhino humbi jetën rreth 1 vit e gjysmë përpara, teksa ishte shtruar në spital nga Covid. Shpesh herë në rrjetet sociale nëna e tij prek me mesazhet që i dedikon.

Statusi i Lira Kocit

Gezuar ditelindjen❤XHINO yne❤

Sot do te ulemi si kahera ne tavolinen e buzeqeshjeve dhe kujtimeve, atje ku secili prej nesh la dikur karrigen e lumturise. Edhe sot, do te gjejme te njejten karrige, ate te lumturise se dikurshme…Kjo sepse ti do te vish!

Do te vish ne buzeqeshjen dhe pafajesine e Hanes, ne miresine e pacmueshme te Ines, ne zemergjeresine e Kriselit, ne urtesine e Leos tend, per te ndaluar me pas ne zemren time, aty ku ti gjithmone thoje se ishte “ngrohte”. Dhe ashtu gezueshem do festojme ditelindjen tende…

Gezuar diten e lindjes shpirti i shpirtit tone, diten kur ti i dhe jete dy prinderve, ne po te njejten dite kur i zgjove ndjenjat cdokujt qe te njohu ne jete, diten kur  na e bekoi dashurine me nje njeri te perjetshem, ashtu sic mund te ishe vetem ti…

Dhe nuk ka sesi te jete ndryshe. Ti do te vish, jo sot, as neser, por ne cdo frymemarrje tonen, atje ku do te na gjesh kurdohere permallueshem, ne tavolinen e kujtimeve, ne karrigen e perjetshme te lumturise…!

Gezuar ditelindjen ❤ XHINO❤.Sot e cdo dite gezojme e jetojme krenare per cdo copez lumturie qe mbolle tek ne, copeza qe do ti rezistojne perjetesisht kohes dhe kujtimeve…

te duam pafund

 

Share With:
Translate »
157 Views